Fandom

Recipes Wiki

Tavë Elbasani

42,412pages on
this wiki
Add New Page
Comments0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.


Description Edit

Për 4 vetë.

Ingredients Edit

  • Mish 500 g
  • gjalpë 2 lugë gjelle
  • vezë 2 kokrra
  • kos 3 gota uji
  • miell 2 lugë gjelle
  • oriz 1 lugë gjelle
  • kripë

Directions Edit

  1. Përgatitet me mish qengji ose dashi. (Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë).
  2. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent.
  3. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet.
  4. Pasi të piqet hiqet nga furra.
  5. Në nje tenxhere me gjalpë kaverdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë.
  6. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë.
  7. Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
  8. Në rast se perdoret mish dashi, ai më parë duhet të ziejë.
  9. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
  10. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
  11. Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët.
  12. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.

Also on Fandom

Random Wiki