Fandom

Recipes Wiki

Fli Kosove

42,442pages on
this wiki
Add New Page
Comments7 Share


Description Edit

Për 4 vetë (for 4 people).

Ingredients Edit

  • Per brumin:
  • 1 kg miell
  • 3-4 gota ujë
  • kripë
  • -- Per masën:
  • 200 gr gjalpë
  • 2 filxhana caji ajkë
  • 3 lugë vaj

Directions Edit

  1. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë perberesit të jenë shkrirë në një masë të vetme, lyhet tepsia me vaj dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.
  2. Mesi, qe është bosh mbushet me rradhë paralele.
  3. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur.
  4. Kjo piqet për 3-5 minuta.
  5. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.
  6. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia.
  7. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta.
  8. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
  9. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.